Izraeli del hapur, ne do të kundërshtojmë fuqishëm shitjen e avionëve F-35 ndaj Katarit

Izraeli del hapur, ne do të kundërshtojmë fuqishëm shitjen e avionëve F-35 ndaj Katarit

16:12, 11/10/2020

Izraeli do të kundërshtonte çdo shitje të avionëve F-35 amerikan në Katar, tha të dielën ministri i inteligjencës izraelite, duke përmendur nevojën për të ruajtur epërsinë ushtarake izraelite në rajon.

Shtetet e Bashkuara këshillohen me Izraelin për shitjet e propozuara të armëve të avancuara në vendet e tjera në rajon, nën një parim të ruajtjes së "avantazhit cilësor ushtarak" të Izraelit.

I pyetur nëse Izraeli do të kundërshtonte shitjen e F-35 në Katar, Cohen tha për Radion e Ushtrisë: “Përgjigja është po. Siguria dhe epërsia jonë ushtarake në rajon janë gjërat më domethënëse për ne. Rajoni ynë ende nuk është kthyer në Zvicër. ”

Blerja e tyre nga Katari nënkupton rrezik të shtuar në rajon sepse është I vetmi vend që ruan raporte të ngushta me Iranin dhe me grupin islamik palestinez Hamas, kundër të cilit Izraeli ka zhvilluar tre luftëra në Gaza.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco