Sulm me bombë në Afganistan, 13 viktima sipas autoriteteve

Sulm me bombë në Afganistan, 13 viktima sipas autoriteteve

14:32, 11/10/2020

Të paktën 13 presona u vranë në një sulm me bombë në zonën Sar-i Pul në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë në Sar-i Pul theksuan se bomba e aktivizuar, e cila ishte vendosur më herët në rrugë, shpërtheu kur në atë pjesë po kalonte autokolona ushtarake.

Dhjetë ushtarë dhe tre civilë u konfirmuan të vdekur. Zyrtarët gjithashtu thanë se tre ushtarë u plagosën.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët besojnë se Talibanët qëndrojnë pas sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco