Atentat ndaj ish presidentit të Kirgistanit disa ditë pasi u lirua nga protestuesit

Atentat ndaj ish presidentit të Kirgistanit disa ditë pasi u lirua nga protestuesit

16:18, 10/10/2020

Ish presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev, i mbijetoi një atentati në Bishkek kur makina e tij u qëllua nga disa persona të pa identifikuar, tha agjencia ruse e lajmeve RIA .

Atambayev ishte jashtë mes turmave të premten duke mbështetur Omurbek Babanov, një ish-kryeministër i cili ka dalë si një pretendent për rolin e ri të Kryeministrit pasi qeveria e Kubatbek Boronov dha dorëheqjen.

Ish presidentit Atambayev u lirua para disa ditësh nga protestuesit pas zgjedhjeve të kontestuara.

Disa orë më parë, Presidenti Sooronbay Jeenbekov, i cili po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet dhe urdhëroi trupat të shuanin trazirat.

Atambayev dikur ishte afër me pasardhësin e tij Jeenbekov, por pas zgjedhjeve të 2017 ata filluan rivalitetin e tyre pasi ky I fundit arriti të triumfonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco