Fauci: Vatra infektimit në Shtëpinë e Bardhë ishte aktiviteti për emërimin e gjykatëses Amy Coney Barret

Fauci: Vatra infektimit në Shtëpinë e Bardhë ishte aktiviteti për emërimin e gjykatëses Amy Coney Barret

15:49, 10/10/2020

Sipas virologut amerikan Fauci ka qenë pikërisht aktiviteti për emërimin e gjykatëses Amy Coney Barret që u transformua në një vatër infektimesh me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk tregon nëse testi i kryer një ditë më parë për Covid-19 ka rezultuar negativ apo pozitiv, raporton la Repubblica.

I pyetur për mungesën e respektimit të normave për sa i përket distancimit social dhe mos përdorimit të maskave në Shtëpinë e Bardhë, Fauci u përgjigj se të dhënat flasin vetë. Dhe në aktivitetin e sipërpërmendur të pranishmit nuk respektuan distancimin social dhe nuk mbajtën maska.

Gjatë aktivitetit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, zonja e Parë Melania dhe të paktën 11 personave, mes të cilëve dy senatorë dhe zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, ish këshilltarja e presidentit dhe zyrtarët të tjerë të administratës u infektuan me Covid-19,

Virologu amerikan komentoi dhe deklaratat e Traump për sa i përket Regeneron duke thënë se varet se çfarë nënkupton presidenti me fjalën mjekim sepse në këtë rast krijon shumë konfuzion.

Drejtori i Institutit amerikan për sëmundjet infektive shtoi se ka trajtime të mira për personat me sëmundje të rëndë të cilët janë shtruar në spital duke listuar ilaçe të ndryshme që janë testuar më parë mbi mijëra pacientë. Ilaçe që i janë dhënë dhe presidentit amerikan.

Trump është treguar gjithnjë skeptik për masat e sigurisë si përdorimi i maskave apo mbyllja e vendit për të luftuar përhapjen e Covid-19 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 213 mijë persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grumbullimet e mëdha janë të ndaluara në Uashington si pasojë e Covid-19, por Nga ky rregull përjashtohen pronat federale si në rastin e Shtëpisë së Bardhë. Trump ka shtyrë për të hënën takimin elektoral në Florida dhe ka organizuar një aktivitet tjetër në Shtëpinë e Bardhë për këtë të shtunë. Ndërkohë debati me Biden i parashikuar për javën e ardhshme është anuluar zyrtarisht për shkak të mosmarrëveshjes për formatin e tij sipas raportimit të Uashington Post.

Presidenti i cili u shtrua në spital prej Covid-19 doli të hënën pas tre netëve të kaluara atje. I intervistuar nga Fox News ai u shpreh që ishte ndjerë i dobët por që nuk kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Por ai nuk sqaroi nëse testi i bërë të premten për Covid-19 doli pozitiv apo negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco