Kim Jong Un: Vendi ynë nuk regjistroi asnjë rast me Covid 19, i bën dhe autokritikë vetes

Kim Jong Un: Vendi ynë nuk regjistroi asnjë rast me Covid 19, i bën dhe autokritikë vetes

14:57, 10/10/2020

 

Korea e Veriut mbajti një paradë të madhe ushtarake si kujtim në 75 vjetorit të themelimit të Partisë së Puntorëve.

Kim ka mbajtur një fjalim ku ra në sy autokritika që ai i bëri vetës, në mos përmbushjen si duhet të detyrës dhe sigurimin e jetës e uljen e varfërisë.

Në paradë ai paraqiti raketat e reja balistike për herë të parë që kur Kim filloi takimin me udhëheqësit ndërkombëtarë, përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump, në 2018.

"Më vjen turp që kurrë nuk kam qenë në gjendje t'ju paguaj siç duhet për besimin tuaj të madh", tha ai. "Përpjekjet dhe përkushtimi im nuk ishin të mjaftueshme për të nxjerrë njerëzit tanë nga jetesat e vështira."

Kim falënderoi ushtrinë për të punuar shumë për t'iu përgjigjur një serie tajfunesh të dëmshme verore dhe për parandalimin e një shpërthimi të koronavirusit.

Ai tha se ishte mirënjohës që asnjë Korenë e Veriut nuk ishte testuar pozitiv për sëmundjen, një pohim që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dyshim më parë.

 I veshur me një kostum gri dhe kravatë, ai ishte i rrethuar nga zyrtarë ushtarakë në sheshin Kim Il Sung të rinovuar së fundmi në Pyongyang.

Kim tha se shpreson që Koreja e Veriut dhe e Jugut të bashkojnë duart përsëri pasi kriza e koronavirusit të ketë mbaruar.

Në paradën ushtarake të mbajtur asnjë nuk kishte maskë në fytyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco