Japonia ushtrime ushtarake në Detin e Kinës Jugore

Japonia ushtrime ushtarake në Detin e Kinës Jugore

14:42, 10/10/2020

Forca e Mbrojtjes Detare të Japonisë zhvilluan një stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë 3 luftanije,nëndetëse dhe një aeroplan mbajtëse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes japoneze.

Qëllimi i stërvitjes ishte "të rrisin aftësinë e tyre taktike", tha ministria në një deklaratë, pa dhënë më shumë detaje mbi vendndodhjen gjeografike të stërvitjeve.

Të tre anijet do të ndalojnë në Gjirin Cam Ranh në Vietnam gjatë fundjavës për tu furnizuar, tha deklarata.

Pothuajse të gjitha ujërat e pasura me energji të Detit të Kinës Jugore pretendohen nga Kina, e cila ka krijuar posta ushtarake në ishujt artificialë në zonë. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami gjithashtu kanë pretendime për pjesë të detit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për ushtarakizimin e Detit të Kinës Jugore dhe përpjekjen për të frikësuar fqinjët aziatikë që mund të dëshirojnë të shfrytëzojnë rezervat e gjera të naftës dhe gazit në zonë.

Gazeta Globale Times e mbështetur nga shteti e Kinës, duke vënë në dukje stërvitjet më të fundit Japoneze, tha të shtunën se kryerja e shpeshtë e aktiviteteve ushtarake në Detin e Kinës Jugore nuk është e favorshme për sigurinë dhe stabilitetin e zonës dhe kundërshtohet fuqimisht nga Kina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco