SHBA-ja 'bombardohet' nga uraganet, ‘Delta’ bëhet uragani 10-të brenda vitit

SHBA-ja 'bombardohet' nga uraganet, ‘Delta’ bëhet uragani 10-të brenda vitit

12:05, 10/10/2020

Uragani Delta ka zbritur në shtetin amerikan të Luizianës, i cili është ende duke u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga një uragan i mëparshëm që e goditi në muajin gusht.

Delta goditi Creole, Luiziana si një uragan i Kategorisë 2 në 18:00 me kohën lokale (00:00 BST) të Premten, me erëra prej 100 mph (155 km / orë).

Kjo është stuhia e 10-të që godet brigjet e SHBA-së brenda këtij vitit duke thyer rekordin në vitin 1916.

Uragani për herë të parë zbriti pranë Puerto Morelos në brigjet e Karaibeve të Meksikës të Mërkurën, duke detyruar mijëra turistë dhe banorë të lëviznin në vende të sigurta.

Pasi kaloi Gjirin e Meksikës, Delta tani po lëviz nëpër Luiziana qendrore dhe veri-lindore dhe do të hyjë në Misisipi verior dhe Luginën e Tenesit të Shtunën.

"Dobësimi i shpejtë pritet brenda natës dhe të shtunën," tha NHC. "Delta parashikohet të dobësohet në një stuhi tropikale sonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco