11 vjeçari vjedh autobusin në Gjermani, mbledh pasagjerë nëpër stacione

11 vjeçari vjedh autobusin në Gjermani, mbledh pasagjerë nëpër stacione

09:30, 10/10/2020

Një 11 vjeçar bëri shëtitjen e tij të jetës përreth Gjermanisë pasi vodhi një autobus – e madje ia doli që të merrte tre pasagjerë gjatë këtij udhëtimi.

I riu, i cili ëndërron që një ditë të bëhet shofer autobusi, raportohet t’i ketë gjetur çelësat e automjetit në rrugë në një parking automjetesh javë më parë.

Më pas ai e kishte vënë re autobusin – i cili është në pronësi private dhe momentalisht jashtë funksionit pasi ka nevojë për riparime – në qytetin bavarez të Ingolstadtit dhe vendosi të bënte një xhiro me të, raporton MailOnline.

Policia bavareze ka raportuar se djaloshi kishte dalë në rrugë para se të ndalonte në një stacion autobusi për të marrë pasagjerë.

Për çudi, tre pasagjerët – që nuk e kishin idenë se kush po e nget autobusin – hipën në autobus pasi u mashtruan nga i riu.

Përfundimisht, 11 vjeçari u vu re nga një person që po priste autobusin në një stacion dhe pa automjetin duke lëvizur në mënyrë ë rrezikshme.

Raportohet se autobusi ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme gjatë shëtitjes nëpër qytet.

Policia më në fund e kapi të riun dhe e kthyen tek nëna e tij.

Por, derisa ishte me policët, 11 vjeçari u kishte treguar atyre se sa i do autobusët dhe ka sqaruar se kur të rritet, do të dëshironte të bëhej shofer autobusi.

Ndonëse autobusi ka pësuar dëme në pjesën e përparme, ende askush nuk ka raportuar në polici për ndonjë aksident të kësaj natyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco