Trump, pritje në Shtëpinë e Bardhë: Jam mirë

Trump, pritje në Shtëpinë e Bardhë: Jam mirë

07:40, 10/10/2020

Qindra njerëz priten të shkojnë në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë me titull ‘Ligji & Rendi’ të cilën Donald Trump synon të organizojë ditën e sotme.

 New Yok Times raporton se citon disa burime të administratës amerikane.

Paraqitja e tij e parë në Shtëpinë e bardhë, pasi doli nga spitali ku ai u shtrua për trajtimin e tij ka ndezur polemika sepse ai ishte parë nga ballkoni pa maskë.

Stafi i Trump në fakt është i shqetësuar nga frika, pasi takimi mund të nxisë kritika ndaj Presidentit.

Dy javë më parë në Rose Garden kishte një takim për emërimin e Amy Coney Barret në Gjykatën e Lartë dhe kjo ngjarje u konsideruar si  ‘shumëinfektues’ duke e cilësuar si fillim e shpërthimit në Shtëpinë e Bardhë që infektoi Trump dhe Zonjën e Parë,Melania.

Trump më pas do të mbajë një tubim në Sanford të hënën në mbrëmje në Florida.

Presidenti pritet të shkojë në Johnstown, Pennsylvania të martën.

Trump : 'Jam mirë, nuk marr më ilaçe" .

Për herë të parë që nga dalja nga spitali,  Trump u shfaq në një intervistë me video, duke pretenduar se ai është mirë dhe se nuk po merr më ilaçe.

Gruaja e tij Melania, e cila dhe ajo është pozitive me COVId-19, është gjithashtu mirë.

"Unë jam testuar përsëri, por nuk i di numrat ose asgjë," tha presidenti.

Tani për tani, mjeku i tij nuk ka ofruar ndonjë azhurnim të ri dhe është e paqartë nëse Trump është negativ apo jo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco