Britani, vijojnë festat e ‘shthurura’

Britani, vijojnë festat e ‘shthurura’

07:12, 10/10/2020

Pamjet e publikuara nga mediat angleze, tregojnë edhe njëherë se të rinjtë atje injorojnë hapur urdhrat e autoriteteve për situatën e krijuar nga COVID-19.

Edhe pse autoritetet kanë njoftuar mbylljen në orën 10 të mbrëmjes të të gjithave bareve dhe restoranteve, të rinjtë duken se nuk kanë ndërmend të ndalen, pasi masivisht të enjten mbrëma frekuentuan klubet e natës.

Të mbledhur grupe grupe, të rinjtë mbushën rrugët kryesore në Britani, ku nuk munguan dhe prapësirat. Ndërkaq, edhe Skocia ka njoftuar ndalimin e konsumimit të alkoolit për dy javë rresht, si edhe në zonat e cilësuara si vatrat kryesore të virusit ka ndaluar frekuentimin e bareve dhe restoranteve.

Megjithatë të rinjtë britanikë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, pasi ashtu sikurse edhe në verë, kur frekuentuan pasivisht parqet dhe plazhet, edhe këtë herë ata po injorojnë hapur urdhëresat e autoriteteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco