Qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid, pasi gjykata e refuzoi mbylljen e pjesshme Kreu i qeverisë Pedro Sanchez dhe presidentja e Madridit, Isabel Díaz Ayuso

Qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid, pasi gjykata e refuzoi mbylljen e pjesshme

14:55, 09/10/2020

Qeveria spanjolle ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Madrid dhe rajonin përreth për të luftuar rastet në rritje të koronavirusit.

Kjo ndodh në një kohë që gjykata e lartë në Madrid të enjten hodhi poshtë masat e detyrueshme në rajon nga qeveria qendrore, të cilat përfshinin bllokimin e pjesshëm të kryeqytetit spanjoll dhe nëntë komunave fqinje.

Gjykata "refuzoi ratifikimin (e masave), sepse ato dëmtonin të drejtat dhe liritë themelore" të 4.5 milion banorëve të prekur nga bllokimi i pjesshëm, i cili hyri në fuqi të premten në mbrëmje, tha gjykata në një deklaratë. Si rezultat i vendimit, nuk mund t’u vihen gjoba, qytetarëve që shkelin rregullat.

Qeveria kombëtare tha të enjten mbrëma vonë se Sanchez kishte folur në telefon me Kryeministrin rajonal konservator të Madridit,  Isabel Diaz Ayuso dhe i dha asaj një ultimatum.

Sanchez thuhet se i tha Ayuso-s se nëse ajo nuk i shtrëngonte shpejt masat ose bënte një kërkesë zyrtare që qeveria e tij kombëtare të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë qeveria e tij do të vepronte dhe do ta deklaronte gjithsesi.

Një gjendje e jashtëzakonshme i jep qeverisë kombëtare kompetenca të jashtëzakonshme në kohë krizash për të kufizuar përkohësisht të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Në këtë rast, kjo do të kufizonte lirinë e tyre të lëvizjes duke rifilluar kontrollet në Madrid dhe disa qytete afër gjithashtu që vuajnë nga nivele të larta infektimi.

Ayuso më parë nuk ishte e gatshme të zbatonte masa më të ashpra për COVID-19 duke argumentuar se ato do të shkaktonin dëme të mëtejshme në ekonomi, por të enjten ajo u kërkoi banorëve të mos largoheshin nga qyteti.

"Ne përsëri i kërkojmë të gjithë banorëve të mos largohen nga Madridi dhe të ndjekin të gjitha rekomandimet shëndetësore, veçanërisht në ditët në vijim me fundjavën e zgjatur," tha ajo, duke iu referuar një feste kombëtare të hënën.

Qeveria kombëtare e Spanjës urdhëroi dy javë kufizime të reja që filluan në orën 10 të premten pavarësisht shtytjes nga zyrtarët rajonalë.

Masat ndaluan të gjitha udhëtimet jo-thelbësore brenda dhe jashtë Madridit dhe në nëntë prej periferive të tij - duke prekur rreth 4.8 milion njerëz.

Restorantet u urdhëruan të mbyllen në 11:00 dhe dyqanet në 10:00 dhe të dyja palëve u është thënë të kufizojnë kapacitetin në 50%.

Por autoriteti autonom i Madridit u përplas me qeverinë qendrore të Spanjës mbi urdhrin, duke thënë se ai do t’i bindej, por edhe do ta kundërshtonte atë në gjykata.

Gjykata e Lartë do të vendosë më tej nëse do të pezullojë masat pasi tek shqyrton apelin e qeverisë së Madridit, pasi ka rrëzuar tashmë një pezullim të menjëhershëm të kufizimeve, siç iu kërkua nga partia e ekstremit të djathtë Vox.

Madrid po udhëheq me ringjalljen e infektimeve prej koronavirusit në Spanjën që ka ngarkesën më të lartë kumulative të Evropës:  870,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e rasteve në kryeqytetin spanjoll ka goditur rëndë spitalet, me zyrtarë që thonë se mbi 40% e kapacitetit të rajonit tani po përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Grindjet midis qeverisë së Madridit të dhëhequr nga konservatorët dhe Sanchez, udhëheqësit të Partisë Socialiste, kanë zemëruar shumë spanjollë që e shohin të ulët,  përdorimin e një tragjedie të shëndetit publik për përleshje politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco