Si nëpër filma! Rrëzohet avioni pas ndjekjes nga helikopterët ushtarakë, ka të vdekur

Si nëpër filma! Rrëzohet avioni pas ndjekjes nga helikopterët ushtarakë, ka të vdekur

13:56, 09/10/2020

Një avion në Meksikë i cili mbante gati gjysmë ton kokainë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes avioni në fjalë po monitorohej dhe ndiqej nga helikopterët ushtarakë deri në momentin e përplasjes në Botija, Queretero. Ndërkohë aksidenti ajror solli vdekjen e dy personave.

 

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe dy javë më parë, ku një avion biznesi i raportuar i vjedhur në Meksikë u rrëzua në një xhungël të Guatemalës, duke lënë të vrarë dy burra pranë një sasie të drogës dhe armëve në bord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco