Në San Bernadino të Kalifornisë, një kopshtar rrezikoi jetën e tij, teksa u ngjit në majë të një palme për ta krasitur atë.
Në momentin që kopshtari preu degët e palmës të cilat ishin dëmtuar nga erërat e forta , ajo humbi ekuilibrin dhe filloi të lëkundej majtas-djathtas.
Bëhet fjalë për një palmë rreth 30 m të lartë.
Fatmirësisht, kopshtari arriti të mbahej dhe tu rezistojë lëkundjeve të palmës, të cilat mund të kishin rezultuar fatale për kopshtarin.
Pamjet u filmuan nga qytetarët dhe po bëjnë xhiron e botës.
© SYRI.net