Kina i bashkohet nismës COVAX të OBSH-s

Kina i bashkohet nismës COVAX të OBSH-s

11:41, 09/10/2020

Kina është bashkuar me një skemë globale për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke i dhënë një nxitje të madhe një iniciative të shmangur nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Oferta e fundit e Pekinit për t'u bashkuar me luftën globale kundër koronavirusit vjen pas akuzave për keqmenaxhimin e epidemisë që më vonë u kthye në pandemic globale duke vrarë mbi 1 milion persona por edhe pas sondazhee të fundit ku është rritur pikpamja negative ndaj saj.

"Ne jemi duke ndërmarrë këtë hap konkret për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe shpresojmë se vendet më të afta gjithashtu do të bashkohen dhe mbështesin COVAX," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying në një deklaratë.

Deklarata nuk dha detaje për mbështetjen që Pekini do t'i sigurojë programit COVAX, i cili synon të japë të paktën 2 miliardë doza vaksine deri në fund të vitit 2021.

Në maj, Presidenti Xi Jinping premtoi 2 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për të luftuar pandeminë që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz.

Kina, ku virusi u raportua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është gjithashtu në bisedime me OBSH për të vlerësuar vaksinat e saj në vend për përdorim ndërkombëtar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco