Merr kthesën e papritur lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Merr kthesën e papritur lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

11:20, 09/10/2020

Rusia ka ndërhyrë në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe mësohet se ministrat e tyre të Jashtëm do të takohen në Moskë.

“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë.

Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” tha  për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova,

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.

“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” tha Kremlini në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Putin pati një seri bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan.

Thuhet po ashtu se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco