Rusia vendos diktatin dhe u tërheq veshin palëve ndërluftuese, çështja e Nagorni-Karabakut në tryezën e Kremlinit

Rusia vendos diktatin dhe u tërheq veshin palëve ndërluftuese, çështja e Nagorni-Karabakut në tryezën e Kremlinit

10:11, 09/10/2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Malësinë e Karabakut që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, ?lham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Malësinë e Karabakut për shkëmbimin viktimave dhe të burgosurve.

"Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më 9 tetor për t'u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus", thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Konflikti mbi rajonin e Nagorni-Karabakut ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra banor të evakuuar nga frika.

Ditët e fundit ka pasur sulme edhe mbi zonat e banuar nga civilët dhe sipas mediave armene është sulmua një nga katedralet ikonë në Nagorni –Karabak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco