Lirohen edhe 2 pengjet italiane, prifti dhe inxhinjieri, të rrëmbyer nga grupi militant në Mali Atë Gigi dhe inxhinieri nga Campania, Nicola Chiacchio

Lirohen edhe 2 pengjet italiane, prifti dhe inxhinjieri, të rrëmbyer nga grupi militant në Mali

09:55, 09/10/2020

Një meshtari italian i rrëmbyer në Mali, mund të kthehet sot pasdite në Romë , njoftoi Vatican News. Mendohet se u lirua pas një shkëmbimi me të burgosur xhihadistë, me ndërmjetësimin e qeverisë ushtarake, aktualisht në pushtet në Mali. U liruan edhe italiani Nicola Chiacchio, francezja Sophie Pétronin dhe politikani malez Soumalia Cissé.

Misionari i provincës italiane të Crema-s, meshtari 59-vjeçar, anëtar i Shoqatës së Misioneve Afrikane, atë Pierluigi Maccalli, u rrëmbye në Niger në kufirin me Burkina Fason, natën ndërmjet 17 dhe 18 shtatorit 2018, nga milicët xhihadistë. Shërbente në famullinë e Bomoanga-s, në dioqezën e Niamey. Sekuestrimi i tij ndodhi menjëherë pas kthimit nga pushimet në Itali, ku dioqeza e tij e origjinës, gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk e humbi shpresën e vijoi të lutej.

Lajmi i fundit nga atë Gigi i përket një videoje të 24 marsit të kaluar, ku ai u duk së bashku me inxhinierin italian nga Campania, Nicola Chiacchio, që u rrëmbye ndërsa udhëtonte në Mali si turist, në vitin 2019.

Të dy i kishin ulur krah për krah, të parruar dhe të dobësuar dukshëm.

Tani janë liruar së bashku, njëkohësisht me dy pengje të tjera. Është fjala për ish-ministrin e financave të Malit, Soumaïla Cissé, rrëmbyer marsin e kaluar, kur ishte kreu i opozitës në zgjedhjet, që do të mbaheshin vetëm dy ditë pas sekuestrimit, si edhe për funksionaren franceze të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, Sophie Pétronin, zhdukur që nga viti 2016.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu mirënjohjen e tij për autoritetet maliane. "Lufta kundër terrorizmit në Sahel - ku Franca ka disllokuar rreth 5.100 ushtarë - vazhdon", shkruan ai në një tweet.

Edhe kryeministri Giuseppe Conte dhe autoritetet e tjera italiane shprehën kënaqësinë e tyre për suksesin e operacionit, që u realizua, pasi qeveria e përkohshme e Malit liroi rreth 100 xhihadistë fundjavën e kaluar. E natyrisht, shprehu gëzimin e saj të pamasë, Konferenca Ipeshkvnore Italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco