Katedralja ikonë e Armenisë, bombardohet rëndë nga Azerbajxhani

Katedralja ikonë e Armenisë, bombardohet rëndë nga Azerbajxhani

09:00, 09/10/2020

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin pasi një katedrale historike në Nago-Karabak u bombardua ndërsa luftimet vazhdonin për rajonin e diskutueshëm.

Fotografitë treguan dëmtime të brendshme dhe të jashtme të Katedrales në qytetin Shusha.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur që nga luftimet e fundit në 27 shtator.

Monitoruesit ndërkombëtarë nga SHBA Rusia dhe Franca kanë filluar përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës.

Karabaku është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Luftimet aktuale janë më të këqijat në dekada, dhe të dy palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën.

Katedralja Ghazanchetsots (Shpëtimtari i Shenjtë) i Shusha, një vend i shenjtë për Kishën Apostolike Armene, pësoi dëme të rënda, raportuan gazetarët e huaj nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco