Ministri i Jashtëm i Hungarisë: ‘Siguria e Europës në duart e Turqisë’

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: ‘Siguria e Europës në duart e Turqisë’

08:54, 09/10/2020

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se siguria e Evropës është në dorën e Turqisë dhe se për këtë arsye politikanët e Evropës Perëndimore duhet të kritikojnë më pak Turqinë, shkruan Anadolu Agency.

Szijjartou u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Bratislavë të Sllovakisë, në të cilin po marrin pjesë në Forumin Global të Sigurisë (GLOBSEC) të Bratislavës.

Lidhur me takimin, në një postim nga llogaria e tij në Facebook, Szijjarto tha se “Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu është miku dhe homologu im i vjetër. Sot siguria e Evropës është në dorën e Turqisë. Për këtë arsye do të jetë më mirë që miqtë e mi të Evropës Perëndimore t’i kritikojnë më pak ata“

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco