Lokalet drejt mbylljes edhe në 4 qytete të tjera në Francë, rritet alarmi

Lokalet drejt mbylljes edhe në 4 qytete të tjera në Francë, rritet alarmi

08:49, 09/10/2020

Qeveria franceze ka vendosur kufizime më të rrepta ndaj koronavirusit në katër qytete të tjera me norma të larta infektimi, në një kohë kur edhe një numër vendesh evropiane shohin një rritje të rasteve.

Qytetet Lyon, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne do të bëhen zona të alarmit maksimal që nga e shtuna.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen, siç ndodhi në Paris në fillim të kësaj jave dhe në Marseille muajin e kaluar.

Masat u njoftuan ndërsa Franca shënoi një rekord tjetër prej 18,129 rastesh të reja.

"Situata është përkeqësuar në disa metropole në ditët e fundit," tha Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran në një konferencë shtypi të enjten. "Çdo ditë, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen".

Niveli i alarmit maksimal të Francës hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në një lokalitet tejkalon 250 infeksione për 100,000 njerëz dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë rezervuar për pacientët Covid-19.

Spitalet në rajonin e Parisit kaluan në nivel urgjence të enjten, pasi pacientët me koronavirus zunë pothuajse gjysmën e shtretërve të kujdesit intensiv.

Situata e koronavirusit të Francës pasqyron atë të vendeve të tjera evropiane, përfshirë Hollandën, Poloninë, Ukrainën dhe Republikën Çeke, të cilat raportuan të gjitha rritje rekord në rastet ditore të enjten.

Edhe Gjermania, një histori relativisht e suksesit ndaj pandemisë në Evropë, ka filluar të shohë atë që Ministri i saj i Shëndetësisë e ka quajtur një rritje shqetësuese të rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco