FOTO - Koreja e Jugut/ Flakët përfshijnë 33 katet e kullës

FOTO - Koreja e Jugut/ Flakët përfshijnë 33 katet e kullës

08:36, 09/10/2020

Një zjarr ka përfshirë një kullë me 33 kate në qytetin jugor të Koresë së Jugut.

Nga informacionet e dhëna nga mediat lokale të vendit fatmirësisht zjarri është vënë në kontroll.

Qindra persona u detyruan të evakuohen dhe rreth 80 njerëz janë në spital pasi kishin thithur shumë tym.

Zjarri thuhet se filloi rreth orës 23:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten dhe u përhap nga erërat e forta.

Pas më shumë se 13 orësh, zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e flakëve.

Zjarri shpërtheu midis katit të 8 dhe 12 të ndërtesës tregtare dhe banesash, Samhwan Art Nouveau, e cila ka rreth 120 familje dhe njësi tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco