Presidenti mandaton Krivokapiç për krijimin e qeverisë së re malazeze

Presidenti mandaton Krivokapiç për krijimin e qeverisë së re malazeze

19:30, 08/10/2020

Ditën e sotme, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka mandatuar për kryeministër Zdravko Krivokapiç nga “Ardhmëria e Malit të Zi”.

Krivokapiç është mandatuar për krijimin e qeverisë së re, i cili do të përgatisë programin dhe do të propozojë përbërjen e re brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta e Malit të Zi.

Ndërkohë, udhëheqësi i grupit parlamentar URA, Dritan Abazoviç, ka theksuar se më këtë vendim është dëshmuar se shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa mendonim.

“Unë mendoj se presidenti i Malit të Zi e ka pranuar realitetin, i cili është shumë i rëndësishëm dhe se ne do të fillojmë me bashkëjetesën”, tha Abazoviç.

Ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të jenë të relaksuar dhe se pjesa më e vështirë e punës është që kryeministri i caktuar të propozojë përbërjen e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë mendoj se qeveria e re do të jetë evropiane, civile dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, përfundoi Abazoviç.

Ndërkohë Zdravko Krivokapiç ka pranuar nominimin duke thënë se deri më 8 nëntor, Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco