Çavusoglu zhvillon takim me homologun Grek Dendias, tema kryesore ishte konflikti i Mesdheut

Çavusoglu zhvillon takim me homologun Grek Dendias, tema kryesore ishte konflikti i Mesdheut

15:34, 08/10/2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u takua me homologun grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale.

Çavusoglu dhe Dendias u takuan në Sllovaki, ku po mbahet Forumi Global i Sigurisë Globale (GLOBSEC) i Bratislavës.

Temat që u diskutuan në takim janë mosmarrëveshjet mbi Qipron dhe Mesdheun Lindor.

Më herët, pas përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve në Mesdheun Lindor, u formua një mekanizëm që synon parandalimin e ngjarjeve të padëshirueshme.

Ministri Çavusoglu mori pjesë edhe në panelin me titull “Roli i Turqisë në sigurinë rajonale dhe globale”, ku tha se të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor po injorohen.

Turqia i vazhdon prej vitesh thirrjet e saj për një ndarje të drejtë [të burimeve në Mesdheun Lindor], dhe kur e pa se këto thirrje të saj nuk po merreshin në konsideratë atëherë në vitin 2018 filloi aktivitetin e sondimit,- tha shefi i diplomacisë turke duke shtuar se Greqia në këtë çështje po shfaq një qasje maksimaliste.

Duke u ndalur edhe në çështjen e Karabakut Malor ministri Çavushollu tha se rajoni ka 30 vite që po mbahet i pushtuar nga Armenia dhe dha mesazhin për një zgjidhje të problemit në mënyrë paqësore dhe me dialog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco