Rastet me virus në Poloni rriten mbi 40%, shtohen kufizimet në Varshavë

Rastet me virus në Poloni rriten mbi 40%, shtohen kufizimet në Varshavë

14:59, 08/10/2020

Rastet e përditshme me koronavirus në Poloni u rritën mbi 40% të enjten në krahasim me një ditë më parë, ndërsa normat e infeksionit arritën një rekord të ri, ndaj kryeqyteti, Varshava, u vendos të shtohej në listën e zonave me kufizime shtesë.

Polonia raportoi një rekord të ri prek 4,280 rastesh ditore me koronavirus të enjten, sipas llogarisë së Ministrisë së Shëndetësisë në Twitter, rritje 42.5% krahasuar me 3,003 të raportuara të mërkurën si dhe 76 vdekje të lidhura me COVID, edhe këto një rekord i ri.

Vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore gjithashtu po përballen me rritje të mprehta, me Republikën Çeke dhe Sllovakinë që raportuan që të dyja shifra rekord infektim të enjten.

Zv.Ministri i Shëndetësisë Waldemar Kraska konfirmoi për radion publike se kryeqyteti polak Varshava do të shtohet në një listë të zonave me kufizime shtesë,  përfshirë nevojën për të mbajtur një maskë jashtë në çdo kohë, për shkak të numrit të lartë të rasteve të koronavirusit.

Në total, vendi me 38 milion banorë ka raportuar 111,599 raste të koronavirusit dhe 2,867 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco