Debati i dytë Trump - Biden do të mbahet virtualisht

Debati i dytë Trump - Biden do të mbahet virtualisht

13:53, 08/10/2020

Komisioni për Debatet Presidenciale ka njoftuar se debati i dytë Trump-Biden do të mbahet virtualisht. Komisioni tha në një deklaratë:

Në mënyrë që të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve, debati i dytë presidencial do të marrë formën e një takimi në qytet, në të cilin kandidatët do të marrin pjesë nga vende të veçanta larg.

Pjesëmarrësit në këtë debat dhe moderatori, Steve Scully i C-SPAN, do të vazhdojnë të qëndrojnë në “Adrienne Arsht Center” në Miami, Florida siç është planifikuar.

Presidenti Trump do të marrë pjesë nga Shtëpia e Bardhë.

Debati televiziv është planifikuar për në 15 Tetor. Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga dy kampet e fushatës për formatin e ri të propozuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco