Biden udhëheq në sondazhin kombëtar ndërsa Trump vijon ngjitjen

Biden udhëheq në sondazhin kombëtar ndërsa Trump vijon ngjitjen

13:52, 08/10/2020

Kandidati për president Joe Biden vazhdon të udhëheqë përsëri në sondazhet kombëtare në zgjedhjet presidenciale ndaj Trump.

Sipas Ipsos/Reuters, Joe Biden është në nivelin e 49% ndërsa presidenti Trump në nivelin e 43% pas zhvillimit të debatit të parë presidencial.

Reuters ka kryer një sondazh në disa shtete që cilësohen që do të jenë vendimtaret për fatin e presidentit të ri në SHBA.

Të dhënat e sondazhit.

FLORIDA (29 shtator - 6 tetor):

* Votimi për Biden: 49%

* Votimi për Trump: 45%

* 50% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 41% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 49% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 45% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 7% thanë se tashmë kishin votuar.

ARIZONA (29 shtator - 7 tetor):

* Votimi për Biden: 48%

* Votimi për Trump: 46%

* 49% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 43% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 52% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 42% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 3% thanë se tashmë kishin votuar.

MICHIGAN (29 shtator-6 tetor):

* Votimi për Biden: 51%

* Votimi për Trump: 43%

* Biden e kishte udhëhequr Trump 49% në 44% në një sondazh të 11-16 Shtatorit

* 50% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 41% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 49% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 44% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 10% thanë se tashmë kishin votuar.

CAROLINA E VERIUT (29 shtator-6 tetor):

* Votimi për Biden: 47%

* Votimi për Trump: 47%

* 47% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 45% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 52% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 40% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 8% thanë se tashmë kishin votuar.

WISCONSIN (29 shtator-5 tetor):

* Votimi për Biden: 50%

* Votimi për Trump: 44%

* 50% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 41% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 51% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 44% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 13% thanë se tashmë kishin votuar.

PENNSYLVANIA (29 shtator-5 tetor):

* Votimi për Biden: 50%

* Votimi për Trump: 45%

* 51% thanë që Biden do të ishte më i mirë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. 41% thanë se Trump do të ishte më mirë.

* 51% thanë se Trump do të ishte më i mirë në menaxhimin e ekonomisë. 46% thanë se Biden do të ishte më mirë.

* 2% thanë se tashmë kishin votuar.

Në gjetjet e sondazhit bie në sy se amerikanët e kanë të qartë se për një ekonomi të fortë presidentit i ardhshëm që do të zgjedhin do të jetë Trump. Kombi që parësore ka gjithmonë këtë çështje ka anuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të ai që do ta bënte ekonominë amerikane më të fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco