Parlamenti Europian forcon Ligjin për Klimën

Parlamenti Europian forcon Ligjin për Klimën

12:54, 08/10/2020

Më 7 tetor, Parlamenti Evropian votoi ligjin Evropian të Klimës, i cili i transformon ambiciet e BE-së për neutralitetin e klimës në klauzola detyruese, duke aprovuar një reduktim prej 60% të emetimeve deri në vitin 2030 krahasuar me 1990 dhe që thotë se të gjitha vendet e BE-së duhet të arrijnë në zero emetime deri në vitin 2050 .

Raportuesja Jytte Guteland, një eurodeputete nga Suedia, e quajti miratimin e synimit të ri për klimën një ligj historik.

"Ky është tranzicioni i madh dhe është ndryshimi i lojës për ta çuar BE-në në një nivel më të lartë në politikën e klimës", tha ajo në një konferencë për shtyp mbi Ligjin për Klimën, duke shtuar se me sfidat globale të ngrohjes, krizat botërore dhe "rrezikun që kemi në para nesh, është shumë e rëndësishme që tani të kemi një mesazh kaq të fortë nga parlamenti Evropian saqë do të dëshironim të vepronim dhe të kishim Ligjin për Klimën dhe Legjislacionin për Klimën, që është i fortë ”.

Synimi i vitit 2030 i mbështetur nga Parlamenti do ta çonte BE-në një hap më afër arritjes së qëllimit të marrëveshjes së klimës së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco