Erdogan i prerë/ Nuk tërhiqemi nga Mesdheu, Franca është ajo që i hedh 'benzinë zjarrit'

Erdogan i prerë/ Nuk tërhiqemi nga Mesdheu, Franca është ajo që i hedh 'benzinë zjarrit'

12:54, 08/10/2020

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se prania ushtarake e vendit të tij në Katar i shërben stabilitetit dhe paqes jo vetëm për Katarin, por për të gjithë rajonin e Gjirit.

Duke iu referuar pozicionit të Turqisë në Siri, Erdogan theksoi se vendi i tij nuk synon territorin e askujt dhe se Turqia nuk do të jetë e përhershme në tokat e këtij vendi të shkatërruar nga lufta civile.

Presidenti Erdogan foli edhe për çështjen e Mesdheut Lindor, duke deklaruar se, "Ata që vërejnë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor dhe që kuptuan se nuk mund ta bëjnë vendin tonë të tërhiqet me kërcënime dhe shantazhe boshe, në fund u kanë kushtuar vëmendje thirrjeve tona për dialog".

 Shtetet e shqetësuara nga prania e Turqisë, në veçanti Greqia, kanë adoptuar një qëndrim që shkakton tension pasi kanë marrë veprime të njëanshme. Pas qëndrimit të Francës që njihet për kolonalizimin, që provokoi Greqinë, Administrimin Grek të Qipros së jugut dhe tani Armeninë është fakti që Turqia ka luajtur një rol aktiv në rajon”, tha ai

Komentet e Erdogan vijnë pasi Athina dhe Ankaraja po përgatiten për bisedime pas përpjekjeve të NATO-s për të krijuar një mekanizëm çtensionues për të parandaluar kriza ushtarake mes dy vendeve.

“Ata që panë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor e kuptuan që nuk mund ta bënin vendin tonë të hidhte hapa pas me kërcënime boshe dhe shantazhe përfundimisht i kushtuan vëmendje thirrjeve tona për dialog”, tha Erdogan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco