Udhëhoqi betejën kundër dënimit me vdekje në Iran, lirohet pas 4 vitesh aktivistja

Udhëhoqi betejën kundër dënimit me vdekje në Iran, lirohet pas 4 vitesh aktivistja

12:45, 08/10/2020

Irani ka liruar aktivistin të drejtave të njeriut Narges Mohammadi, sipas njoftimeve nga agjensitë Iraniane të lajmeve, të cilët njoftuan se dënimi prej 10 vitesh ishte ulur.

Mohammadi u burgos në vitin 2016 pasi nisi një fushatë që kishte për qëllim heqjen e dënimit me vdekje nga shteti Iranian.

Të mërkurën në mbrëmje ajo u la e lirë në rajonin veriperëndimor të Zanjanit ku u mbajt e burgosur prej 4 vitesh.

Shefi I policisë që e shoqëroi deri në dalje të burgut nuk dha asnjë njoftim se cili ishte arsyeja e lirimit të aktivistes.

Në korrik, Kombet e Bashkuara kërkuan lirimin e saj pasi u raportua se kishte shfaqur simptoma të COVID-19.

Drejtësia iraniane tha në mars se kishte liruar përkohësisht rreth 85,000 të burgosur në përgjigje të pandemisë së  koronavirusit, përfshirë njerëz të mbajtur me akuza sigurie që thonë se janë të burgosur politikë dhe në fund të majit shumë prej tyre u kthyen në burg.

Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave u tha gazetarëve se burgjet në Iran janë të mbi populluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco