Terroristët më gjakatarë të ISIS mbërrijnë në SHBA për t'u gjykuar

Terroristët më gjakatarë të ISIS mbërrijnë në SHBA për t'u gjykuar

12:18, 08/10/2020

Departamenti amerikan i drejtësisë ngriti akuzat të mërkurën kundër dy terroristëve të ISIS nga Britania, duke i akuzuar ata për tortura, prerje kokash dhe akte të tjera të dhunës kundër pengjeve perëndimorë që kishin kapur në Siri.

El Shafee Elsheikh dhe Alexanda Kotey janë dy nga katër burrat e quajtur "The Beatles" për shkak të theksit të tyre britanik. Aktakuza i përshkruan ata si "pjesëmarrës kryesorë në një skemë brutale të marrjes së pengjeve që synonte qytetarët amerikanë dhe evropianë" nga 2012 deri në 2015. Ata më pare i kishin mohuar akuzat.

Disave nga viktima, ku përfshiheshin gazetarë amerikanë dhe punonjës të ndihmës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA iu prenë kokat dhe vdekjet e tyre i filmuan dhe transmetuan në mediat sociale.

Dy “Beatles” të tjerë ishin anëtari më famëkeq i grupit, Mohammed Emëazi, i njohur si "Xhihadisti Xhon", i cili u vra në një sulm me dron të vitit 2016 dhe  Aine Lesley Davis, i cili u dënua me shtatë vjet burg në Turqi në 2017.

Elsheikh dhe Kotey janë mbajtur që nga viti i kaluar në paraburgim ushtarak amerikan pasi u kapën në Siri një vit më parë nga Forcat Demokratike Siriane me bazë në SHBA.

Akuzat kanë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco