Trump: Infektimi me COVID-19 ishte një bekim nga Zoti

Trump: Infektimi me COVID-19 ishte një bekim nga Zoti

11:13, 08/10/2020

Presidenti Donald Trump ka dalë me një mesazh në Twitter për infektimin e tij nga COVID-19, të cilin e konsideron një bekim nga Zoti.

“Mendoj që infektimi im me COVID-19 ka qenë një bekim nga Zoti”, shkruan Trump.

Sipas presidentit, ishte infektimi i tij me koronavirus që çoi në zbulimin e Regeneron, një ilaç eksperimental që e ndihmojë të shërohej nga virusi i tmerrshëm.

Ai ka premtuar që trajtimin që ai mori për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë amerikanët. Presidentit iu dha një trajtim eksperimental i antitrupave i prodhuar nga Regeneron të premten kur ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai më tej tha se shumë kompani farmaceutike janë në fazën finale të vaksinës të cilët amerikanët do ta kenë shumë shpejt madje para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

“Ka shumë kompani farmaceutike që janë në fazën finale të vaksinë kundër COVID-19 dhe mendoj se do ta kemi gati para zgjedhjeve, por në mes është dhe politika dhe mund të vonohet edhe pas nëntorit” shtoi më tej Trump në videot e tij në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco