Erdogan në Katar/ Turqia është faktor stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme

Erdogan në Katar/ Turqia është faktor stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme

09:41, 08/10/2020

Presidenti Erdogan ka thënë se, Turqia me praninë e saj ushtarake i shërben stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin e Gjirit, gjatë një vizite zyrtare  në Katar ditën e djeshme.

“Turqia kurrë nuk është e përhershme në tokat e Sirisë. Pasi kriza të zgjidhet, do të përfundojë përgjithmonë edhe prania jonë në Siri.

Me SHBA-në do të vazhdojmë të punojmë në tema të tilla si lufta kundër terrorizmit, demokracia, përfundimi i destabilitetit dhe konflikteve. Ata që panë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor dhe që kuptuan se nuk mund ta bëjnë vendin tonë të kthejë prapa u detyruan të dëgjojnë thirrjet tona për dialog.”- shpreh Erdogan gjatë fjalës së tij.

Turqia është akuzuar ditët e fundit se ka dërguar rreth 1500 militantë Sirian drejt konfliktit Armeno-Azer.

Irani ka ngritur shqetësimin se prania e Turqisë në atë konflikt duke mbajtur anën e Azerbajxhanit dhe trakti që ka Rusia me Armeninë mundte të rindezin një luftë të përgjakshme në të gjithë rajonin e lindjes së Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco