Trump e quan infektimin me COVID-19  ‘një bekim’

Trump e quan infektimin me COVID-19 ‘një bekim’

07:55, 08/10/2020

Presidenti Trump kishte ditën e djeshme një mbrëmje të ngarkuar në Twitter në të cilët përfshihet dhe një video e re ku ndër të tjera ai e quajti infektimin e tij me COVID-19 një ‘bekim nga Zoti’.

Në videon pesë-minutëshe të filmuar jashtë zyrës Ovale, z.Trump u shpreh se dëshironte që të gjithë amerikanët të kishin qasje në trajtimet që i’u dhanë atij dhe premtoi se do të siguronte ilaçe falas.

Ai gabimisht dekalroi se kokteji eksperimental i antitrupave që ai mori javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa terapeutik duke shtuar se qindra mijëra doza ishin të gatshme.

Mediat amerikane janë shprehur se video-ja supozohej të ishte bërë një ditë më pa, por u bë publike tre oë para debatit të Zëvendës-Presidentit Mike Pence me Kamala Haris.

Presidenti nuk është parë në publik që nga e hëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco