“Beatles”-at e ISIS akuzohen për terrorizëm dhe vrasje në SHBA

“Beatles”-at e ISIS akuzohen për terrorizëm dhe vrasje në SHBA

22:45, 07/10/2020

Dy anëtarë të një celule terroriste të Shtetit Islamik të quajtur “Beatles”, të akuzuar për vrasjen e disa pengjeve perëndimorë janë transferuar të mërkurën në SHBA për t’u përballur me akuzat.

Mësohet se El Shafee Elsheikh dhe Alexanda Kotey akuzohen për vrasjet e gazetarëve amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff, si dhe për vrasjen e Peter Kassig dhe Kayla Mueller.

Ata gjithashtu besohet se janë përgjegjës për vrasjen e dy britanikëve, Alan Henning dhe David Haines.

Ata hoqën dorë nga shtetësia e tyre në Britaninë e Madhe, ndërsa u mbajtën në Irak dy vitet e fundit pas kapjes së tyre nga forcat kurde të Sirisë të mbështetura nga SHBA në vitin 2018.

Transferimi i tyre i shumëpritur vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm William Barr siguroi autoritetet britanike në muajin gusht se SHBA nuk do të kërkonte dënimin me vdekje ndaj tyre, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dy-vjeçare midis autoriteteve amerikane dhe britanike.

Familjet Foley, Kassig, Sotloff dhe Mueller e mirëpriten lajmin se dy anëtarët e ISIS po transferoheshin në SHBA për t’u përballur me drejtësinë.

James, Peter, Kayla dhe Steven u rrëmbyen, u torturuan dhe u vranë nga uria e nga anëtarët e Shtetit Islamik në Siri”, deklaruan familjet e viktimave në një deklaratë të përbashkët.

Tani familjet tona mund të ndjekin nga afër vënien e drejtësisë për krimet e kryera ndaj fëmijëve tanë në një gjykatë amerikane”.

Ne mbetemi me shpresën se qeveria amerikane më në fund do të jetë në gjendje të përçojë mesazhin e saj të rëndësishëm, se nëse dëmton amerikanët, nuk do t’i shpëtosh kurrë drejtësisë”, citohet nga deklarata.

Atë ditë që do të kapeni, do të përballeni me fuqinë e ligjit amerikan”.

Sipas një padie të hapur për publikun të mërkurën, të katër militantët morën pjesë në rrëmbimin e pengjeve perëndimorë në Siri nga viti 2012 në 2015.

Nga gushti 2014 deri në tetor 2014, ISIS-i publikoi video që tregonin ekezkutimin me prerje koke të amerikanëve Foley dhe Sotloff si dhe të dy shtetasve britanikë.

Një video e nëntorit 2014 përshkruante prerjen e kokës së zotit Kassig. Kjo u pasua nga videot e janarit 2015 të dy pengjeve të vdekur japonezë.

Nëse shpallen fajtorë, Kotey dhe Elsheikh përballen me dënimin maksimal burgim i përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco