Stabilizohet shëndeti i Trump/ Mjeku: Nuk ka simptoma prej më shumë se 24 orë

Stabilizohet shëndeti i Trump/ Mjeku: Nuk ka simptoma prej më shumë se 24 orë

22:09, 07/10/2020

Për më shumë se 24 orë, presidenti Donald Trump nuk ka pasur simptoma të COVID-19 dhe nuk ka pasur temperaturë që prej katër ditësh.

Doktori i Trump, Sean Conley tha se këtë mëngjes presidenti amerikan ndiehej mirë, teksa ka përditësuar gjendjen fizike të presidentit.

“Shenjat e tij jetike janë të gjitha të qëndrueshme dhe normale. Ai nuk ka pasur temperaturë që prej 4 ditësh dhe nuk ka më asnjë simptomë të COVID-19 për 24 orë.

Trump nuk ka pasur nevojë dhe nuk ka marrë oksigjen që kur u shtrua fillimisht në spital”, shton mjeku, duke specifikuar se testet zbuluan nivele të dallueshme të antitrupave.

Presidenti Trump pas 72 orësh në spital, u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Ai nuk dha komente për gazetarët kur iu drejtua makinës që e dërgoi tek helikopteri presidencial në oborrin e spitalit.

Trump gjithashtu nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, por u ngjit në shkallët e pjesës jugore dhe qëndroi për më shumë se një minutë në ballkon, duke përshëndetur largimin e helikopterit presidencial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco