Të infektuar me koronavirus janë 27 veta nga rrethi i presidentit Trump

Të infektuar me koronavirus janë 27 veta nga rrethi i presidentit Trump

20:08, 07/10/2020

COVID-19 ka krijuar gjendje dramatike në administratën Trump. Të paktën 27 veta në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, pjesëtarë të ekipit zgjedhor të tij dhe prijës ushtarakë tani kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Të martën, Stephen Miller, këshilltari kundërthënës politik i presidentit të SHBA-së ka qenë i fundit që ka konfirmuar se është prekur nga COVID-19. Miller është personi i radhës, në listën e gjatë të personave të lidhur me Shtëpinë e Bardhë, që janë prekur nga virusi gjatë ditëve të kaluara.

Në krye të këtij grupi është vetë presidenti Trump, që doli nga spitali “Walter Reed” të hënën, pasi që iu nënshtrua trajtimeve më të reja mjekësore për virusin, shkruan “The Guardian”.

Më shumë se 210.000 amerikanë kanë vdekur gjatë pandemisë së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco