VIDEO/ Kirgistani përfshihet nga kaosi, protestuesit marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare

VIDEO/ Kirgistani përfshihet nga kaosi, protestuesit marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare

19:43, 07/10/2020

Pasi protestat pas zgjedhore e zhytën republikën ish-sovjetike në kaos politik, Kryeministri i Kirgistanit është larguar nga detyra.

Sipas informacioneve, kryeministri Kubatbek Boronov thuhet se është zëvendësuar nga Sadyr Japarov, i cili u lirua nga burgu nga protestuesit.

Rezultatet e zgjedhjeve janë anuluar. Grupet e opozitës kishin marrë më parë kontrollin e Parlamentit, duke thënë se votimet e së dielës ishin manipuluar.

Një turmë e madhe u mblodh në kryeqytetin Bishkek të mërkurën duke kërkuar fajësimin e Presidentit të vendit, Sooronbai Jeenbekov për manipulimin e zgjedhjeve.

Presidenti pro-rus i tha BBC të martën se ai ishte “i gatshëm t’u jepte përgjegjësi udhëheqësve të fortë” por refuzoi të thoshte se kë kishte në mendje.

Rezultatet e zgjedhjeve kishin parë partitë aleate të Z. Jeenbekov të fitonin pjesën më të madhe të votave, mes akuzave për blerje masive të votave. Dy presidentë janë përmbysur në Kirgistan në 15 vitet e fundit.

Çfarë tha saktësisht presidenti?

“Qëllimi kryesor i protestuesve nuk ishte të anulonin rezultatet e zgjedhjeve por të më hiqnin mua nga pushteti,” i tha Presidenti Jeenbekov BBC në një intervistë telefonike nga një vend i fshehtë. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të kthehen në “fushën e ligjshme” dhe të punojnë së bashku për të shmangur përmbysjet politike të së kaluarës.

Presidenti u largua nga pallati presidencial të martën herët pasi demonstrimet tronditën kryeqytetin e këtij vendi të Azisë Qendrore, por tha në një adresë me video nga një vend i panjohur më vonë gjatë ditës se grupet politike ishin përpjekur ta dëbonin, duke përdorur zgjedhjet si pretekst të paligjshëm për të marrë pushtetin.  Vendndodhja e tij ishte e paqartë.

Vëzhguesit thonë se duket se Z. Jeenbekov, i cili u zgjodh në vitin 2017, ka humbur çdo ndikim por nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.

 

Krerët e opozitës kanë ngritur një Këshill Bashkërendimi por ka raporte se ata janë të ndarë për një sërë çështjesh. Kremlini ka thënë se është “sigurisht i shqetësuar” për situatën ndërsa ministria e jashtme e Kinës tha se ishte “shumë e shqetësuar”.

Të mërkurën, Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte për një zgjidhje paqësore të krizës dhe se “proceset normale demokratike do të rifillojnë … sa më shpejt të jetë e mundur“.

Kirgistani mbështetet shumë në Rusi ekonomikisht dhe rusët kanë një bazë ushtarake atje, ndërsa Kina është një partner i rëndësishëm tregtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco