Kartelet e drogës vazhdojnë masakrën, gjenden 12 viktima në Meksikë

Kartelet e drogës vazhdojnë masakrën, gjenden 12 viktima në Meksikë

15:37, 07/10/2020

Autoritetet meksikane thanë se kishin gjetur 12 trupa të pajetë të braktisur në 2 furgonë në një zonë rurale të shtetit San Luis Potosi, ku lulëzon aktiviteti i karteleve të drogës.

Zyra e prokurorit te Përgjithshëm të Shtetit bëri të ditur se pranë trupave të pajetë, që ishin burra dhe gra, ishte gjetur një mesazh i shkruar nga një organizatë kriminale. Në atë shtet veprojnë disa kartele, si Los Zetas dhe Jalisco Nueva Generacion.

Mes janarit dhe gushtit të këtij viti, 411 persona janë vrarë në shtetin San Luis Potosi, sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, një rritje prej 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Qeveria meksikane ka shpallur luftë prej më shumë se një dekade kundër karteleve të drogës, por pavarësisht përfshirjes së forcave të shumta policore dhe ushtarake, nuk ka arritur të shënojë ndonjë sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco