Tentoi të fluturonte për në Dubai me pesë valixhe me para, arrestohet e reja

Tentoi të fluturonte për në Dubai me pesë valixhe me para, arrestohet e reja

14:07, 07/10/2020

Një grua në Britaninë e Madhe u përpoq të kalonte në aeroportin e Heathroë në Londër me pesë valixhe të mbushura me kartëmonedha Pound.

Valixhet të cilat mbanin rreth 1.9 milion paund (2.44 milion dollarë) u sekuestruan nga Forcat Kufitare të MB ndërsa gruaja që I mbante me vete u arrestua në flagrancë.

Tara Hanlon, 30-vjeçe, nga Leeds në veri të Anglisë, po përpiqej të fluturonte për në Dynai kur u ndalua nga policia në aeroport.

 Zyrtarët pasi kontrolluan valixhet e saj dhe gjetën shumën e madhe të parave që është sasia rekord e kapur deri tani gjatë vitit 2020 nga policia kufitare në MB.

Ministri britanik i imigracionit Chris Philp tha se ndalimi i eksportit të parave të padeklaruara nga Britania e Madhe ishte një hap jetik në goditjen e bandave të krimit të organizuar.

Hanlon u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të hënën dhe u mbajt në paraburgim derisa të sqarohet e gjithë situate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco