BE dhe SHBA refuzojnë të dërgojnë vëzhguesit e zgjedhjeve në Venezuelë

BE dhe SHBA refuzojnë të dërgojnë vëzhguesit e zgjedhjeve në Venezuelë

13:25, 07/10/2020

 

Bashkimi Europian ka lajmëruar se nuk do të dërgojë vëzhguesit e saj në Venezuele në pragun e zgjedhjeve të reja që do të mbahen atje me datë 6 dhjetor.

Vendimin e Maduros për të thirrur faktorin ndërkombëtar gjatë një njoftim të shkurtër tregon mungesë serioziteti dhe ka përkeqësuar krizën politike, thanë përfaqësuesit e lartë të BE-së.

BE dhe SHBA kërkojnë që në Venezuelë të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale pasi vetëm kjo është mënyra e ndryshimit të situatës dhe spirales që ka mbërthyer vendin, ndërsa votimi për Asamblenë Kombëtare është thjeshtë një instrument që Maduro të marrë pushtetin në duar e tij pasi kjo dhomë deri tani është kontrolluar nga opozita.

"Meqenëse zgjedhjet nuk do të shtyhen, Bashkimi Evropian nuk mund të konsiderojë dërgimin e një misioni vëzhgues të zgjedhjeve," i tha diplomati i lartë i BE Josep Borrell Parlamentit Evropian

Kreu aktual i kuvendit, Juan Guaido, njihet nga BE si kreu i shtetit legjitim i Venezuelës, megjithëse Maduro mban kontrollin e qeverisë dhe ushtrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco