Rusia teston me sukses raketën hipersonike ne nderim të ditëlindjes së Putin

Rusia teston me sukses raketën hipersonike ne nderim të ditëlindjes së Putin

12:25, 07/10/2020

Si shenjë urimi për ditëlindjen e 68-të presidentit rus Vladimir Putin, ushtria ka testuar me sukses lëshimin e një rakete hipersonike e quajtur Tsirkon.

Raketa u lëshua nga bordi i anijes Admiral Gorshkov në Deti i Bardhë në Rusinë Veriore dhe ka goditur në shenjën e caktuar në Detin Barent, i tha një gjeneral presidentit Putin.

Putini, i cili është zotuar të forcojë praninë ushtarake të Rusisë në Arktik, foli për raketat hipersonike dhe një brez të ri të armëve ruse në një fjalim të Marsit 2018.

Ai e ka vlerësuar pozitive dhe një hap gjigant drejt rimodelimit dhe teknoliogjisë së lartë që do të revolucionarizojë ushtrinë ruse.

Testi Tsirkon vjen në mes të tensioneve për kontrollin e armëve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. START-i i ri, pakti i fundit i madh për armët bërthamore midis dy vendeve, do të skadojë në shkurt.

Gerasimov tha se raketa goditi objektivin e saj në një distancë prej 450 kilometrash (280 milje) në katër minuta e gjysmë pasi arriti shpejtësi hipersonike prej më shumë se 8 Mach.

Ai shtoi se testet do të vazhdonin dhe se anijet sipërfaqësore ruse dhe nëndetëset do të ishin të armatosura me raketa kur këto prova të përfundojnë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco