Podgorica pengon zhvillimin e Komunës shqiptare të Tuzit

Podgorica pengon zhvillimin e Komunës shqiptare të Tuzit

11:28, 07/10/2020

Që nga themelimi i Komunës së Tuzit i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe e cila gjendet  thuajse jo më shumë se dhjetë kilometra nga  kryeqyteti i Malit të Zi, Komuna e Podgoricës, po vazhdon t'i shkaktoj probleme komunës shqiptare thuajs enë të gjitha   fushat.

 E ndër probleme e shfaqura këtyre ditëve është edhe ai i mbledhjes së mbeturinave, ku Podgorica nuk  ua lejon kamionët.

Derisa Komuna e Tuzit ka kërkuar ndajren e pasurisë, por e cila nuk po realizohet nga kryetari i kryeqytetit, mëson "syri.net".

Kryetari i Komunës së Tuzit, thotë se është turp për kryqytetin Podgorica dhe kryetarin e saj që në çdo aspekt po tenton të neglizhoj dhe përul Malësinë, por nuk do t’ja dal as ai dhe askush tjeterë!

Nik Gjeloshaj, tha se është keqardhje e madhe edhe për ata qytetarë që u gëzuan dhe menduan se Podgorica mund të nënshtroj Malësinë. 
Sjellja e tyre tregon më së miri për vetën e tyre!

'Malësia nuk do të nënshtrohet kurr, ajo po ndryshon', tha kryetari Gjeloshaj.

Sipas tij Malësia ka miq në çdo vend e krahinë, por edhe njerëz që punojnë me zemër për të. Faleminderit komunave mike të Beranës dhe Ulqinit për mbështetjen e tyre! Malësia ka qenë dhe do të mbetet e pastër si loti, falë edhe ndihmës së miqve tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco