Franca rikthen objektet  e çmuara të marra gjatë luftës kolonizatore në Senegal

Franca rikthen objektet e çmuara të marra gjatë luftës kolonizatore në Senegal

11:04, 07/10/2020

Ligjvënësit francezë të martën votuan unanimisht për kthimin e objekteve të çmuara në Benin dhe Senegal më shumë se një shekull pasi ata u plaçkitën nga forcat koloniale dhe u vendosën në muzeun e Parisit.

Objektet që përfshijnë një fron mbretëror dhe shumë statuja të marra nga kolonizatorët francez gjatë luftës në Benin dhe në ish-perandorinë e Dahomey e cila zgjati gati 300 vite deri në pushtim francez në vitin 1894.

Pas 49 deputetëve në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, votuan të martën mbrëma në favor të projekt-ligjit - pa asnjë votim kundër - ai tani do të shkojë në Senat.

Nëse miratohet, Franca do të rivendosë zyrtarisht në Benin 26 sende nga Thesari i Behanzin, të plaçkitura gjatë plaçkitjes së pallatit të Abomey në vitin 1892.

 Në Senegal do të ktheht një shpatë dhe kthufi I saj që I përkiste një sundimtari të fuqishëm në shekullin e 19 në Afrikën Perëndimore.

Ish-ministri i kulturës Franck Riester tha se kthimi i artefakteve ishte pjesë e një’ dëshire dhe bashkëpunimi’ me dy vendet frankofone.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco