Në këtë shtet nuk guxoni më t’i pyesni vajzat nëse janë të virgjëra, dënoheni keq

Në këtë shtet nuk guxoni më t’i pyesni vajzat nëse janë të virgjëra, dënoheni keq

10:46, 07/10/2020

Qeveria franceze do të prezantojë së shpejti dënime me burg ose gjobë për doktorët që japin të ashtuquajtura “çertifikata virgjërie”, për martesa tradicionale fetare.

Drafti është pjesë e projekt-legjislacionit që synon përforcimin e vlerave laike franceze dhe luftimin e asaj që Presidenti Emmanuel Macron e quan "separatizëm islamik". Megjithatë grupi i mjekëve për abortin ANCIC thotë se ndalimi i "testeve të virgjërisë" kërkon punë më të gjerë arsimore.

Ministria e Brendshme Franceze thotë se ligji, ende jo i debatuar plotësisht nga politikanët francezë, propozon një vit burg dhe gjobë prej 15,000 € për çdo mjek që lëshon një "certifikatë virgjërie".

Sipas lajmeve televizive France 3, rreth 30% e mjekëve francezë thonë se u janë kërkuar certifikata të tilla dhe shumica e tyre e refuzojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco