Pelegrinazhi në Senagal shkakton 16 viktima dhe dhjetra të plagosur

Pelegrinazhi në Senagal shkakton 16 viktima dhe dhjetra të plagosur

10:28, 07/10/2020

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në aksidente gjatë ditëve të fundit pasi pelegrinët muslimanë u mblodhën për një tubim të madh fetar në Senegalin qendror.

Sipas komandantit të Brigadës Kombëtare të Zjarrit (BNSP), kolonel Sheikh Tine, vdekjet u raportuan si pasojë e gjithsej 113 aksidenteve rrugore, të cilat ndodhën përderisa pelegrinët po drejtoheshin drejt pelegrinazhit vjetor "Grand Magal i Touba-s", një pelegrinazh vjetor fetar i Vëllazërisë Mouride, një nga katër tarikat (porosi islame sufiste) e Senegalit.

Pelegrinët çdo vit mblidhen në Mouride-n e shenjtë të qytetit Touba për të festuar jetën dhe mësimet e Sheikh Amadou Bamba, themeluesit të Vëllazërisë Mouride.

Lidhur me mbulimin e përgjithshëm të sigurisë së ngjarjes, koloneli Tine tha se që nga 3 tetori zyrtarët realizuan "197 ndërhyrje". Ai tha se një person u vra në një lloj tjetër aksidenti, pa dhënë shumë detaje.

Mijëra pelegrinë paraditen e sotme largohen nga Touba pasi ngjarja të përfundojë me një ceremoni zyrtare tradicioanale.

Vitin e kaluar, të paktën 14 pelegrinë humbën jetën në aksidente trafiku derisa shkonin ose ktheheshin nga tubimi.

I mbajtur në ditën e 18-të të muajit të dytë të kalendarit islmaik, "Grand Magal i Touba-s" është tubimi më i madh musliman në Afrikën Perëndimore dhe çdo vit tërheq mbi 3 milionë pelegrinë nga i gjithë rajoni sub-saharian.

Bamba, themeluesi i vëllazërisë, konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj shpirtërorë në historinë e Senegalit dhe ka ndikim të madh në jetën dhe kulturën bashkëkohore senegaleze.

Ai u internua në Gabon dhe Mauritani për rezistencë ndaj aktiviteteve koloniale dhe misionare franceze në Senegal mbi 125 vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco