Hapa pozitive në bisedimet BE-Mbretëria e Bashkuar, marrëveshja finale akoma larg

Hapa pozitive në bisedimet BE-Mbretëria e Bashkuar, marrëveshja finale akoma larg

09:04, 07/10/2020

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson ranë dakord të shtunën për të "punuar intensivisht" për të zgjidhur "boshllëqet e konsiderueshme" që mbeten midis BE dhe MB në bisedimet mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme pas Brexit.

Një deklaratë e botuar nga Komisioni Evropian të shtunën tha se Von der Leyen dhe Johnson kishin rënë dakord mbi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë një video konference.

Në deklaratën e përbashkët, ata thanë se "progresi ishte bërë në javët e fundit, por se boshllëqe të konsiderueshme mbetën,ndërsa është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje që do të ketë bazë të fortë për një marrëdhënie strategjike.”

Barnier shënoi në një deklaratë se kishte pasur "zhvillime të reja pozitive" gjatë raundit të fundit - të nëntë - të negociatave mbi tema duke përfshirë sigurinë e aviacionit, koordinimin e sigurimeve shoqërore dhe respektimin e të drejtave themelore dhe lirive individuale.

David Frost, negociatori kryesor i Britanisë për Brexit, i përshkroi bisedimet e fundit si "konstruktive" dhe "të zhvilluara me shpirt të mirë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco