Blindohet Athina: Sot gjykata jep vendimin për partinë neonaziste ‘Agimi i Artë’ si organizatë kriminale

Blindohet Athina: Sot gjykata jep vendimin për partinë neonaziste ‘Agimi i Artë’ si organizatë kriminale

08:07, 07/10/2020

Një gjykatë e Athinës pritet që sot, të mërkurën, të shpallë verdiktin e saj të shumëpritur në gjyqin kundër “Agimit të Artë”, gjyq që filloi më shumë se pesë vjet më parë, nëse partia neonaziste duhet të shpallet fajtore, së pari, për veprimtari si organizatë kriminale.

Vendimi pritet të shpallet në orën 11:00 nga gjyqtarja kryesuese Maria Lepeniotou dhe mijëra oficerë policie do të vendosen jashtë kompleksit të gjykatës në Alexandras Avenue ku  janë planifikuar mitingje nga grupet e majta dhe studentore.

Gjykata pritet të vendosë fillimisht nëse “Agimi i Artë” ka funksionuar si një organizatë kriminale, duke synuar sistematikisht emigrantët dhe të majtët, përpara se të shpallë vendimet veçmas për 68 të pandehurit, përfshirë edhe  lidershipin politik të partisë.

Kreu i “Agimit të Artë”,  Nikos Michaloliakos dhe ish-deputetë të tjerë nuk pritet të jenë në gjykatë për vendimin.

Nëse gjykata gjykon se partia ishte një organizatë kriminale, duke urdhëruar një seri sulmesh,  përfshirë goditjen fatale ndaj reperit Pavlos Fyssas, e cila çoi në hetim e deri në gjyq, pritet të duhen disa ditë për të përcaktuar dënimin për të pandehurit.

 Në një ngjarje të tillë, të pandehurit do të apelojnë për afate të reduktuara, të cilat me gjasë do të vonojnë dënimin për disa ditë ndërsa gjykata e shqyrton.

Sidoqoftë, nëse gjykata miraton propozimin e bërë nga prokurorja Adamantia Economou, e cila ka kërkuar përjashtimin e të gjithë zyrtarëve të partisë “Agimi i Artë”, duke gjykuar se nuk ka asnjë provë që ata kishin ndonjë pjesë në planifikimin ose ekzekutimin e krimeve për të cilat ishin akuzuar , nuk do të ketë vonesa. Një vendim i tillë megjithatë ka të ngjarë të nxisë protesta.

Rreth 2,000 oficerë policie do të vendosen në rrugët përreth gjykatës për të siguruar që protestuesit dhe mbështetësit e Agimit të Artë të jenë të ndarë.

Të martën, partitë politike greke dënuan ashpërsisht “Agimin e Artë”,  e cila nuk arriti të rihynte në Parlament vitin e kaluar.

"Demokracia e Re është dhe ishte një kundërshtare e përhershme për çdo forcë që minon shtetin dhe normalitetin [politik]," tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Ndërkohë udhëheqësi i SYRIZA-s së majtë, Alexis Tsipras, u bëri thirrje njerëzve të marrin pjesë në mitingje jashtë gjykatës të mërkurën, duke e akuzuar “Agimin e Artë” për "mbjellje të urrejtjes, rrahje, vrasje".

"Ata nuk janë të pafajshëm," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco