Francë/ Dënime me burg ose gjobë për ata që që bëjnë ose kërkojnë 'testin e virgjërisë'

Francë/ Dënime me burg ose gjobë për ata që që bëjnë ose kërkojnë 'testin e virgjërisë'

07:02, 07/10/2020

Qeveria franceze do të prezantojë së shpejti dënime me burg ose gjobë për doktorët që japin të ahstuquajtura “çertifikata virgjërie”, për martesa tradicionale fetare.

Drafti është pjesë e legjislacionit për përforcimin e vlerave laike franceze kundë asaj që presidenti Emmanuel Macron quajti dy ditë më parë “separatizmi islamik”.

Ministria e brendshme franceze tha se ligji propozon një vit burg ose gjobë €15,000 për punonjësit e mjekësisë që lëshojnë “çertifikata virgjërie”.

Sipas mediave franceze, rreth 30% e doktorëve franceze kanë pasur kërkesë për çertifikata të tilla edhe pse shumica e tyre i refuzojnë.

Organizata botërore e Shëndetësisë ka thënë se inspektimi vizual apo me gishtërinj i membranës së vaginës nuk mund të provojë nëse një vajzë ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo. OBSH thotë se kjo gjithashtu shkel të drejtat e saj njerëzore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco