Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Dy anije turke afër Qipros, Greqia reagon ashpër

Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Dy anije turke afër Qipros, Greqia reagon ashpër

22:56, 06/10/2020

Dy anije turke janë vendosur afër Qipros, në Varosia, një veprim ky që ka sjellë dhe reagimin e Greqisë.

Prania e këtyre dy anijeve afër Qipros, ka rikthyer tensionet mes dy vendeve.

Greqia dënon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një “shkelje të qartë” të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë mediat vendase bëjne me dije se të mërkurën pritet që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku do të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia.

Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu.

Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, është shprehur qeveria greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco