‘Provokim i hapur’/ Erdogan tërbohet me deklaratën e Macron mbi ‘krizën e Islamit’

‘Provokim i hapur’/ Erdogan tërbohet me deklaratën e Macron mbi ‘krizën e Islamit’

21:32, 06/10/2020

Këtë të martë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj deklaratave te homologut të tij francez Emmanuel Macron, rreth krizës së pretenduar të Islamit.

Sipas presidentit turk, ajo deklaratë nuk është vetëm mosrespektim, por edhe një provokim i hapur.

“Deklarata e Macron se Islami është në krizë, të cilën ai e tha në një qytet kryesisht mysliman, shkon përtej mosrespektimit dhe është një provokim i hapur,” tha Erdogan.

Ndërkohë presidenti Macron njoftoi të premten një plan të diskutueshëm për, sipas tij, ristrukturimin e Islamit, duke pretenduar për “separatizën islamik” në Francë dhe Edrogan tha se është e turpshme dhe e vrazhdë të flasësh për strukturimin e Islamit.

Erdogan gjithashtu tha se sulmimi i myslimanëve është bërë mjeti më i rëndësishëm për politikanët evropianë për të mbuluar dështimet e tyre.

Ndër të tjera presidenti turk i bën thirrje homologut të tij të mos pretendojë të jetë një lloj guvernatori kolonial, por të veprojë me përgjegjësi.

Gjithashtu Erdogan ka deklaruar se në shumë vende perëndimore, racizmi dhe islamofobia mbrohen dhe sponsorizohen nga vetë shtetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco